28/04/2008
TIRANË, Shqipëri -- Prokurorja e përgjithshme Ina Rama akuzoi ish ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërdorim pushteti në lidhje me shpërthimet vdekjeprurëse të municioneve në depon e armëve në Gërdec në 15 mars. Duke folur me gazetarët të shtunën (26 prill) Rama i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e Mediut. Ky dha dorëheqjen si ministër i mbrojtjes dy ditë pas shpërthimit që vrau 26 vetë dhe plagosi 302. Duke mbrojtur veten, Mediu u tha gazetarëve : "Unë dhashë dorëheqjen ... për arsye morale por nuk do të lejoj askënd që ta kthejë vendimin tim në një përgjegjësi ligjore." Shumë zyrtarë ushtarakë thonë se Mediu kishte një interes personal në çmontimin e predhave nga kompanitë kontraktuese. (Shekulli - 28/04/08; Alsat, TopChannel, BalkanWeb, Koha Jone, Shqip, Panorama -27/04/08)