28/04/2008
BRUKSEL, Belgjikë -- Nënshkrimi i një marrëveshjeje stabilizimi dhe shoqërimi (SAA) midis BiH dhe BE nuk është në axhendën e takimit dy-ditor të ministrave të jashtëm të BE që fillon të hënën (28 prill) në Luksemburg, thotë Anze Logar, zëdhënës për presidencën sllovene të BE. Ai tha të premten se shtyrja është thjesht teknike dhe erdhi nga përkthimi i dokumenteve. "Nuk ka pengesa politike për nënshkrimin e SAA midis BE dhe BiH," tha Logar duke shtuar se ceremonia do të bëhet në 26 maj.
Në lajme tët tjera, ministri i jashtëm belg konfirmoi të dielën se Hollanda dhe Belgjika dërguan një propozim kompromisi në BE lidhur me nënshkrimin e një SAA me Serbinë. Shumica e vendeve anëtare të BE besojnë se Serbia duhet të nënshkruajë SAA përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit si një gjest mbështetjeje për forcat pro-demokratike. Deri tani, Hollanda e Belgjika kanë këmbëngulur se Serbia duhet të arrestojë së pari të arratisurit e mbetur për krime lufte. (Reuters - 27/04/08; Nezavisne Novine, Dnevni Avaz - 26/04/08; Fena - 25/04/08)