25/04/2008
BUKURESHT, Rumani -- Zyra e Prokurorisë e Anti-Korrupsionit DNA) e vendit i kërkoi dhomës së ulët të parlamentit të enjten (24 prill) të miratojë lëshimin e një hetimi zyrtar kundër ish kryeministrit Adrian Nastase. Ai ndeshet me akuza të marrjes së bakshishit dhe fallsifikimit të dokumenteve zyrtare në lidhje me blerjen e shtëpisë së tij të tanishme, me vlerë 1.5 milion euro. Presidenti Traian Bashesku ndërkaq ka miratuar hetimin i cili prek gjithashtu ish ministrin e transportit Miron Mitrea. Parlamenti pritet të diskutojë kërkesën e DNA në 5 maj. Hetimet e kanë ndjekur Nastase qëkur ai la postin në 2006. (Rompres, Mediafax, Hotnews.ro - 25/04/08)