SHBA thotë se Maqedonia duhet të bashkohet me NATO sa të jetë e mundur më shpejt

25/04/2008

UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Ndihmës sekretari i shtetit Daniel Fraid dëshmoi përpara një paneli kongresi të mërkurën (23 prill), duke thënë se Maqedonia duhet të bashkohet me NATO sa më parë të jetë e mundur. Ai shtoi se administrata e Bushit ishte e pakënaqur që Greqia bllokoi përpjekjen e Maqedonisë në samitin e NATO-s më parë këtë muaj, pasi ajo përmbushi kriteret teknike të anëtarësimit.

Në lajme të tjera, kryeministri maqedonas Nikola Gruevski thotë se ai mendon se mosmarrëveshja e gjatë e emrit me Greqinë do të cënojë gjithashtu pranimin në BE. Kjo, pavarësisht nga miratimi i një raporti nga Parlamenti Evropian i cili përfundon se mosmarrëveshja e emrit nuk duhet të shtyjë apo bllokojë integrimin e Maqedonisë në BE. (MIA, Makfax, MRT, ANA-MPA - 24/04/08)