Anëtarët e PE kërkojnë veprim kundër orvatjeve për të ndaluar partinë qeverisëse të Turqisë

25/04/2008

STAMBOLL, Turqi -- Ish presidenti i Parlamentit Evropian (PE) Pat Koks thotë se pasiguritë politike në Turqi duan zgjidhje të shpejtë për të ndaluar paqëndrueshmërinë. Duke folur në një forum në Stamboll të enjten (24 prill) Koks tha se ka prova të herëshme të një shkarje të mundëshme në besimin ndërkombëtar të biznesit në Turqi, pas verpimit të gjykatës që synon në mbylljen e Partisë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP).

Në të njëjtën veprimtari, një tjetër deputet i PE, Vural Oger, tha se perspektivat e anëtarësimit në BE do të marrin përfundimisht fund në qoftë se Gjykata Kushtetuese e vendit ndalon AKP. (Zaman, Hurriyet - 25/04/08; NTV, Cihan, AFP - 24/04/08)