25/04/2008
SOFJE, Bullgari -- Parlament miratoi të enjten (24 prill) ndryshimet strukturore dhe të personelit në kabinetin e kryeministrit Sergej Stanishev, që kanë për qëllim të frenojnë korrupsionin. Qeveria u rrit me një post: Meglena Plugçieva e Partisë qeverisëse Socialiste Bullgare bëhet nënkryeministre, përgjegjëse për fondet e BE, ndërsa katër ministri ndërrojnë duar. Mihail Mikov është tani ministri i ri i brendshëm, Evgeni Zhelev është ministër i shëndetësisë, Nikolaj Tsonev është ministri i mbrojtjes dhe Valeri Tsvetanov është ministër i bujqësisë. (Trud, 24 Chasa, Sega - 25/04/08; BTA, BNR, bTV, News.bg - 24/04/08)