Kosova vështron anëtarësimin në BE në 2015

24/04/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Nënkryeministri Hajredin Kuçi thotë se Kosova do të punojë për t'u bashkuar me BE në 2015. "Pas pavarësisë, aspirata jonë kombëtare është të bashkohemi me BE ," i tha ai Reuters të mërkurën (23 prill) duke shtuar se Prishtina shpreson të marrë një sinjal të qartë lidhur me shanset e integrimit në takimin e javës tjetër të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg.

Në lajme të tjera, shefi i UNMIK Joachim Ruecker dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u kthyen nga Nju Jorku të mërkurën dhe konfirmuan se Këshilli i Sigurimit i dha UNMIK dritën e gjelbërt të nisë transferimin e kompetencave autoriteteve të Kosovës. Kjo do të ndodhë sapo të hyjë në fuqi kushtetuta e re në 15 qershor.

Gjithashtu të mërkurën, ministri irlandez i mbrojtjes Willie O'Dea vizitoi Kosovën dhe u takua me 285 trupat irlamndeze që shërbejnë në KFOR. Ai parashikoi se NATO do të jetë e nevoshme në Kosovë për vitet që vijnë. (Koha Ditore, Express, Lajm - 24/04/08; Reuters - 23/04/08)