Presidenti slloven gjykon mbi perspektivat për në BE të Serbisë dhe Turqisë

24/04/2008

STRASBURG, Francë -- Presidenti slloven Danilo Turk vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e rradhës së BE, thotë se Bashkimi nuk duhet të nxitojë të nënshkruajë një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi (SAA) me Serbinë. Në një fjalim në Parlamentin Evropian të mërkurën (23 prill) Turk tha se BE duhet të miratojë marrëveshjen vetëm pas zgjedhjeve të përgjithshme serbe të 11 majit. "Çfarëdo që të ndodhë duhet të bazohet në respektin për gadishmërinë serbe për të trajtuar këtë çështje ...ne nuk duhet ta shohim elementin evropian si vendimtar," shtoi ai. Disa në BE kanë nxitur për një ceremoni nënshkrimi këtë muaj, për të rritur perspektivat e partive pro-perëndimore në Serbi.

Turk do gjithashtu që më shumë kapituj të hapen në negociatat e pranimit me Turqinë. Bisedimet mbeten pjesërisht të ngrira rreth trajtimit nga Ankaraja të anëtares së BE, Qipros. Turk thotë se besueshmëria e Bashkimit mund të vihej në pikëpyetje në qoftë se ai nuk ja del të përmbushë angazhimet e veta ndaj vendeve kandidate.

Në lajme të tjera të mërkurën, Grupi Ndërkombëtar i Krizës (ICG) me bazë në Bruksel i kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe BE të frenojnë mbështetjen e tyre publike për partitë pro-perëndimore në Serbi. ICG thotë se mbështetja e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës mund të ushqejë ndjenja nacionaliste në Serbi duke larguar votat nga partitë pro-demokracisë. (Reuters, AP - 23/04/08)