24/04/2008
NIKOSIA, Qipro -- Ekipet e ekspertëve që përfaqësojnë komunitetet turke e greke në Qipro po punojnë konstruktivisht, tha të mërkurën (23 prill) Hoze Diaz, zëdhënësi për forcën paqeruajtëse të OKB-së në Qipro. Gjashtë grupet e punës dhe shtatë komitetet teknike filluan punën të martën dhe do të hedhin bazat për rinisjen përfundimtare të negociatave për ribashkimin e ishullit të ndarë prej dekadash. "Anëtarët e çdo komiteti teknik dhe grupi pune diskutuan dhe shprehën qëndrimet e tyre në një mënyrë shumë pozitive," tha Diaz. Zyrtarët ngritën komitetet sipas një marrëveshjeje të arritur muajin e kaluar midis presidentit të ri qipriot Demetris Kristofias dhe kreut turk qipriot Mehmet Ali Talat. (CNA, Financial Mirror - 23/04/08)