22/04/2008
ANKARA, Turqi -- Ministri i jashtëm Ali Babaçan thotë se Turqia është gati të normalizojë marrëdhëniet me Armeninë fqinjë. Në një konferencë të përbashkët shtypi të hënën (21 prill) me homologen e tij vizituese austriake Ursula Plashnik në Ankara, ai tha: "Ne...i kemi dërguar një mesazh qeverisë së re të këtij vendi në të cilin vinim në dukje se jemi të hapur për dialog." Ai gjithashtu mbështeti një zgjidhje të shpejtë të konfliktit të Nagorni-Karabakut të cilin e përshkroi si "një nga pengesat kritike për paqen dhe stabilitetin në rajon". Turqia dhe Armenia nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe kufiri i tyre i përbashkët është i mbyllur gjatë 15 vjetëve të fundit, pjesërisht për shkak të pretendimit për genocidin e Luftës së Parë Botërore të më shumë se 1 milion armenëve. (RIA Novosti, ITAR-TASS, AP, Reuters, Hurriyet - 21/04/08)