21/04/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Njerëz të armtosur të maskuar u vunë re në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë në fundjavë. Ministria e brendshme e Maqedonisë tha të dielën (20 prill) se situata në kufi është e qetë. 'Nuk ka shenja destabilizimi," tha zëdhënësi i ministrisë Ivo Kotevski. Shërbimi Policor i Kosovës konfirmoi se po hetonte raportet mbi njerëzit e armatosur në fshatrat Debellde dhe Mjak pasi Prishtina mori ngjarjet dhe fotografitë e atyre njerëzve. Ministri i brendshëm i Kosovës Zenun Pajaziti thotë se nuk ka informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e tyre.
Raportet e medias sugjerojnë se të armatosurit kundërshtojnë një marrëveshje të vitit 2001 midis Shkupit dhe Beogradit që zhvendos kufirin e fshatrave nën rendin maqedonas. Të premten, Prishtina dhe Shkupi nënshkruan një protokoll që përshkruan një proces një-vjeçar për demarkacionin e kufirit Kosovë-Maqedoni në përputhje me planin e ish të dërguarit të OKB-së Marti Ahtisaari. (Koha Ditore, Express - 21/04/08; KTV - 20/04/08)