18/04/2008
NIKOSIA, Qipro -- E dërguara e posaçme britanike në Qipro, , Joan Ryan, tha se ishte optimiste rreth suksesit të bisedimeve të ribashkimit midis negociatorëve grekë qipriotë dhe turq qipriotë që do të nisin në nivel teknik të premten (18 prill). Rzan, e cila përfundoi një vizitë tre-ditore në Qipro të enjten, tha se beson se bisedimet e reja mund të zgjidhnin ndarjen me dekada të tëra të ishullit. "Ka vështirësi, (por) unë mendoj se një udhë përpara është një mundësi reale tani," tha ajo. (Hurriyet - 18/04/08; AP - 17/04/08)