Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Nebojsha Radmanoviç

Anëtar i Presidencës, Bosnje-Hercegovinë

(AP, DPA, AKI - 06/11/06; Faqja Zyrtare e Internetit të Presidencës së BH-së; Wikipedia)
photo

Nebojsha Radmanoviç u betua më 6 nëntor 2006 si anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës (BH), pesë javë pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend. Duke përfaqësuar komunitetin serb, ai dhe dy anëtarët e tjerë të presidencës kolektive, boshnjaku Haris Silaxhiç dhe kroati Zeljko Komsiç, u zgjodhën nga votimi i drejtpërdrejt i popullit për një mandat katërvjeçar duke zëvendësuar respektivisht Borislav Paravac, Sulejman Tihiç dhe Miro Joviç. Më 6 nëntor 2006, Radmanoviç ishte i pari që morri kryesinë e radhës së presidencës tetëmujore.

Radmanoviç është lindur më 1 tetor 1949 në Gracanica. Ai u diplomua në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Beogradit. Në karrierën e tij profesionale, ai ka punuar si drejtor i Arkivës Bosanska Krajina dhe në Arkivën e Republikës Srpska, drejtor i Teatrit Kombëtar në Banja Luka, kryetar i bordit drejtues të qytetit të Banja Luka, anëtar i parlamentit të Republikës Srpska dhe ministër i administratës dhe vetëqeverisjes lokale të Republikës Srpska.

Anëtar i Aleancës të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Radmanoviç u zgjodh në presidencë pasi fitoi 53.26% të votave të boshnjakëve serb.

Në seancën e përurimit më 6 nëntor 2006, ai renditi integrimin evropian, pajtimin etnik dhe ringjalljen ekonomike si objektivat kryesorë për BH-në.

"Bosnje-Hercegovina duhet të eci përpara. Ne duhet të bëhemi një pjesë reale e Evropës,” tha Radmanoviç. "Unë e konsideroj mandatin që kam marrë si një zotim. Unë kam një detyrim të madh ndaj qytetarëve të shumtë të Republikës Srpska që votuan për mua, por gjithashtu edhe për ata që nuk më votuan. Unë kam një detyrim ndaj çdo qytetari të Bosnje-Hercegovinës. Unë do ta përmbush atë.”

Radmanovië është autori i disa publikimeve eksperte dhe shkencore të disa librave.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.