Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Kostas Simitis

Kryeministër i Greqisë

(Faqja zyrtare, EurActiv)
photo

Kostas Simitis u zgjodh kryeministër i Greqisë në prill 2000, pasi Lëvizja e tij Socialiste Panhelenike (PASOK) mposhti me rezultat të ngushtë Demokracinë e Re të qendrës së djathtë (ND).

Simitis lindi në Athinë më 23 qershor 1936. Ai u diplomua për drejtësi në Universitetin e Marburgut në Gjermani më 1959 dhe studjoi në Shkollën Ekonomike të Londrës nga viti 1961 deri në vitin 1963.

Më 1965, bashkë-themeloi shoqërinë e studimeve politike Aleksandros Papanastasiu, anëtarët e të cilës përfundimisht formuan bërthamën e grupit të fshehtë Mbrojtja e Demokracisë, i cili u përfshi në veprimtari subversive kundër rregjimit ushtarak (1967-1974).

Një mandat-arresti në vitin 1969 e detyroi Simitisin të emigrojë në Gjermani, por ai detyrua nga rregjimi të kthehej dhe u shpall fajor për zjarrvënie dhe përdorim eksplozivësh. Më 1970, ai u bashkua me Lëvizjen Çlirimtare Panhelenike.

Më 1971, Simitis u emërua si lektor në Universitetin e Konstanzës në Gjermani. Nga viti 1971 deri më 1975 ai shërbeu si profesor i drejtësisë në Universitetin e Giesenit dhe më 1997 në Universitetin e Shkencave Politike e Shoqërore të Panteionit në Athinë.

Një anëtar themelues i PASOK-ut më 1974, Simitis ishte bashkë-autor i statutit të partisë dhe anëtar i komitetit të parë qëndror të tij. Pesë vjet më vonë -- pas një mosmarrëveshjeje me Kryeministrin dhe themeluesin e PASOK-ut Andreas Papandreu -- ai u largua nga byroja ekzekutive e lëvizjes dhe u përjashtua nga lista e kandidatëve të partisë për zgjedhjet e vitit 1981.

Simitis, fillimisht, u zgjodh si anëtar i parlamentit më 1985. Ai ka shërbyer si Ministër i Bujqësisë (1981-1985), Ministër i Ekonomisë Kombëtare (1985-1987) dhe Minister i Industrisë dhe Tregtisë (1993-1995).

Kur Papendreu dha dorëheqjen për arsye shëndetësore në janar 1996, Simitis u zgjodh për t'a zëvendësuar atë. Në qershor, pas vdekjes së Papandreut, Simitis u emërua kryetar i PASOK-ut. Kur PASOK fitoi zgjedhjet e shtatorit, ai kryesoi qeverinë e re.