Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Borisllav Paravaç

Anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës

(Faqja zyrtare në ueb, SEE Online, RFE/RL, Tanjug)
photo

Borisllav Paravaç u emërua anëtar i presidencës tre-palëshe të Bosnje-Hercegovinës (BiH) më 10 prill 2003, duke zenë vendin e lënë bosh prej dorëheqjes së Mirko Saroviç. Duke përfaqësuar bashkësinë serbe të vendit, Paravaç gjithashtu pasoi parardhësin e tij si kryetar i presidencës me rotacion.

Paravaç, lindur në Kostajnicë më 18 shkurt 1943, u diplomua në Fakultetin Ekonomik në Zagreb më 1966. Deri më 1990, shërbeu në disa funksione të lartë në sipërmarrje industriale, tregtare dhe të tjera. Më pas shërbeu si kryetar i bashkisë së Doboj.

Paravaç ishte anëtar i Parlamentit të Republikës Serbe nga 1996 më 2002. Ai u bë anëtar dhe Zëvendëskryetari i parë i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të BiH-së, pas zgjedhjeve të përgjithshme të vendit më 5 tetor 2002.

Në prill 2003, Saroviç dha dorëheqjen si pasojë e një incidenti të eksportit të armëve dhe Partia Demokratike Serbe emëroi Paravaç si pasuesin e tij në presidencë.

Paravaç, që është financier i licensuar dhe revizor, tha se reformat ekonomike do të jenë përparësia kryesore e tij.

Paravaç është i martuar dhe babai i dy fëmijëve të rritur.