Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Fatos Nano

Kryeministër i Shqipërisë

(Qeveria shqiptare, faqja zyrtare presidenciale në ueb)
photo

Fatos Nano, i cili është duke drejtuar qeverinë e tij të tretë që prej vitit 1991, lindi në Tiranë më 1952.

Nano u diplomua për ekonomi politike në Universitetin e Tiranës. Një ekonomist liberal i mirënjohur, ai mori një doktoraturë në ekonomi më 1989, pas dhjetë vjet mësimdhënie në universitet. Ndërkohë, ai ishte një funksionar i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste.

Në fund të vitit 1990, Nano u ftua nga qeveria për të kontribuar në transformimin e ekonomisë së centralizuar shqiptare në një ekonomi tregu. Në shkurt 1991, Presidenti shqiptar Ramiz Alia e emëroi Nanon për të kryesuar qeverinë teknike, ku detyra kryesore e saj ishte përgatitja e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, të cilat u zhvilluan më 31 mars 1991. Më pas atë vit ai dha dorëheqjen si kryeministër mes protestave dhe grevave të përgjithshme.

Më 13 qershor 1991, Nano u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, struktura politike e riemëruar e ish-Partisë komuniste të Punës, një funksion që ai e mban akoma. Pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, Nano udhëhoqi opozitën shqiptare derisa u burgos më 30 korrik 1993 për shpërdorim të fondeve shtetërore. Ai u lirua nga burgu gjatë revoltave të vitit 1997. Burgimi i tij është konsideruar gjërësisht si i motivuar politikisht.

Presidenti Rexhep Mejdani e emëroi Nanon si kryeministër për herë të dytë pas trazirave civile të vitit 1997. Nanos iu desh të japë dorëheqjen për shkak të protestave pas vrasjes së udhëheqësit historik të opozitës, Azem Hajdari. Pas zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit 2001, ai shërbeu si kreu i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme.

Më pas, Nano kryesoi Partinë Socialiste, ku shkaktoi turbullira duke larguar dy herë nëpërmjet votimit kryeministrat -- Pandeli Majkon dhe Ilir Metën.

Ai e ka ftuar publikun në mënyrë të përsëritur drejt një diskutimi të hapur në lidhje me transparencën e qeverisjes, duke e detyruar opozitën të jetë më e arsyeshme dhe më në shërbim të publikut. Më 25 korrik 2002, Presidenti Alfred Moisiu dekretoi Nanon në mandatin e tij të tretë si kryeministër.