Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Karla del Ponte

Kryeprokurorja e OKB-së për krimet e luftës

(BBC, CNN, The Guardian)
photo

Karla del Ponte u emërua prokurore për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ruandën (ICTR) në gusht 1999, duke zëvendësuar Luize Arbur.

Lindur më 9 shkurt 1947 në Lugano, Zvicër, del Ponte studjoi për drejtësi në Bernë dhe Gjenevë, si dhe në Britani. Ajo mori gradën master më 1972.

Pas përfundimit të studimeve, del Ponte u bashkua me një firmë ligjore private në Lugano, nga e cila u largua më 1975 për të krijuar firmën e saj. Më 1981, ajo u emërua gjyqtare hetuese dhe më pas prokurore publike në prokurorinë e qarkut të Luganos. Si prokurorë publike, del Ponte u mor me çështje të mashtrimeve, trafikut të drogës, kontrabandës së armëve, terrorizmit dhe spiunazhit.

Gjatë kësaj periudhe ajo dhe Gjyqtari hetues Xhovani Falkone zbuluan lidhjen ndërmjet pastruesve zviceranë të parave dhe tregtisë italiane të drogës në të ashtu-quajturën çështja e "lidhjes së picës". Si rezultat Gjyqtari Falkone u vra nga një makinë-bombe. Del Ponte ishte më me fat, pasi një gjysmë ton eksploziv i vendosur në themelet e shtëpisë së saj në Palermo u zbulua në kohë që ajo të shpëtonte shëndoshë e mirë nga tentativa për vrasje. Vdekja e Falkones ushqeu vendosmërinë e del Pontes për të luftuar krimin e organizuar.

Pasi shërbeu për pesë vjet si prokurore e përgjithshme e Zvicrës, më 1999 del Ponte u bashkua me ICTY dhe ICTR për të trajtuar krimet e luftës. Duke folur për krimet e luftës të kryera gjatë konflikteve në Ballkan gjatë viteve 1990, del Ponte tha në një intervistë në fund të vitit 2001: "Drejtësia për viktimat dhe të mbijetuarit kërkon një përpjekje të përgjithshme në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar." Ajo e konsideroi gjyqin kundër ish-Presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç si shumë të rëndësishëm, por ka premtuar se nuk do të ndalet, derisa të gjithë të dyshuarit kryesorë për krime lufte të kenë dalë përpara drejtësisë.

Del Ponte ka qënë më parë e martuar dhe ka një djalë.