Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Agim Çeku

Kryeministër, Kosovë

(BBC - 02/05/06; Balkan Investigative Reporting Network - 23/03/06; AFP, BBC - 10/03/06; Wikipedia)
photo

[Getty Images]

Agim Çeku bëri betimin si kryeministri i Kosovës në 10 mars 2006, nëntë ditë mbas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Bajram Kosumi, dhe në një kohë vendimtare për të ardhmen e provincës.

Shqiptar nga Kosova, Çeku ka lindur në 29 tetor 1960 në qytetin e Peçit dhe u bë një ushtarak karriere. Ai ka mbaruar akademinë ushtarake të Beogradit dhe u bashkua me Ushtrinë Popullore Jugosllave si një kapiten artilerie.

Gjatë ndarjes së ish-Jugosllavisë në fillim të viteteve 90, Çeku luftoi në anën e ushtrisë kroate. Ai më vonë drejtoi Ushtrinë Çlirimtare Kosovare (UÇK), e cila luftoi me forcat serbe gjatë konfliktit 1998-1999 në Kosovë. Mbas mbarimit të konfliktit, Çeku mbikqyri çmobilizimin e UÇK-së dhe transformimin në një forcë civile emergjence, Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Me ndërmjetësimin e OKB-së të bisedimeve në zhvillim mbi statutin e ardhshëm të Kosovës, Kosumi dorëzoi dorëheqjen e tij në 1 mars 2006 nën presion nga vetë partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ditën tjetër, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu emëroi zyrtarisht Çekun, i cili akoma vazhdonte si kryetari i TMK-së, të merrte detyrën e kryeministrit të provincës.

Në 10 mars 2006, ligjëvënësit e parlamentit të Kosovë me 120 vende mbështetën caktimin si kryeministër me 65-33 vota, i cili e bëri gjithashtu automatikisht atë një anëtar të ekipit negociator të provincës në bisedimet për statutin.

Duke ju adresuar ligjëvënësve mbas zgjedhjes së tij, Çeku deklaroi se pret që negociatat të çojnë drejt pavarsisë së plotë.

"Ne duam një Kosovë demokratike dhe tolerante,” tha Çeku. Me një lëvizje të pashembullt, ai kaloi nga gjuha shqiptare në serbe, duke i bërë thirrje drejtuesve të serbëve të Kosovës të marrin pjesë në jetën politike në provincë.

"Ju, serbë, si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës, keni dhe do të keni një të ardhme në Kosovën demokratike,” tha Çeku. “Kosova i përket të gjithëve dhe ne të gjithë së bashku do të krijojmë një shoqëri e cila do të garantojë lirinë, barazinë, zhvillimin ekonomik për këdo, pa marrë parasysh etninë e tij.”

Çeku është i martuar dhe ka tre fëmijë.