Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Dragan Çaviç

President i Republikës Sërbska

(Zyra e Presidentit të RS-së)
photo

Dragan Çaviç u bë President i Republikës Sërbska (RS) më 28 nëntor 2002, pas zbatimit të zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit në Bosnje-Hercegovinë. Ai zëvendësoi ish-Presidentin e njësisë Mirko Saroviç.

Çaviç mori 35.9 përqind të votave ndaj 22.1 përqind të kandidatit më të afërt Milan Jeliç. Pjesëmarrja e votuesve ishte 53.9 përqind.

Çaviç lindi më 10 mars 1958 në Zenicë. Ai ndoqi shkollën fillore dhe të mesme në Banja Lukë dhe u diplomua në Fakultetin Ekonomik në Banja Lukë më 1980.

Ai punoi si ekonomist si dhe në disa ndërmarrje shtetërore e private si administrator i shërbimeve financiare dhe drejtor tregtar

Çaviç është anëtar i Partisë Demokratike Serbe dhe shërbeu si Zëvendëskryetar i presidencës së partisë nga qershori 1998 deri në mars 2002. Partia e votoi atë si Zëvendëskryetar të partisë më 2002.

Ai u zgjodh në Parlamentin e Republikës Sërbska, Asambleja Kombëtare, më 1998, por u shkarkua nga Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm Karlos Uestendorp për pengim të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Largimi nënkuptonte se atij i ndalohej veprimtaria politike, por vendimi u anullua në korrik 1999 prej zëvendësit të Uestendorp, Volfgang Petritsh.

Çaviç shërbeu si Zëvendëspresident i RS-së ndërmjet viteve 2000 dhe 2002.

Çaviç është i martuar dhe ka një djalë dhe një vajzë.