Masat e ashpra të Milosheviçit dhe rruga drejt luftës

15/12/2006

Në më pak se dy vjet mbasi Slobodan Milosheviç u bë figura kryesore politike ne Serbi dhe në ish-Jugosllavi, iu revokua shkalla e lartë e autonomisë që i ishte caktuar Kosovës që në vitin 1974. Mbasi gëzoi për rreth 15 vjet gati të njëjtat të drejta si gjashtë republikat federale të Jugosllavisë, provinca u vendos nën kontrollin direkt të Beogradit në mars të vitit 1989.

(BBC, CNN, AP, US Department of State, KFOR, Wikipedia, Encarta)

photo

Sllobodan Millosheviç duke folur në Beograd më 19 nëntor 1988, më vonë drejtues i Partisë Komuniste Serbe, po bënte fushatë për të shfuqizuar statusin e autonomisë të Kosovës. [Getty Images]

Në më pak se dy vjet mbasi Slobodan Milosheviç u bë figura kryesore politike ne Serbi dhe në ish-Jugosllavi, iu revokua shkalla e lartë e autonomisë që i ishte caktuar Kosovës që në vitin 1974. Mbasi gëzoi për rreth 15 vjet gati të njëjtat të drejta si gjashtë republikat federale të Jugosllavisë, provinca u vendos nën kontrollin direkt të Beogradit në mars të vitit 1989.

Ky veprim u pasua nga pushime masive nga puna të shqiptarëve të Kosovës nga kompanitë dhe institucionet shtetërore, duke përfshirë policinë, shkollat dhe Universitetin e Prishtinës. Të tjerët të cilët nuk u pushuan u larguan nga detyrat e tyre me mirëkuptim. Shtypi shqiptar i Kosovës u mbyll dhe u ndërpre edukimi në gjuhën shqipe, për t’u rikthyer në vitin 1994.

Si reagim, Shqiptarët e Kosovës vendosën një sistem paralel jozyrtar te edukimit në gjuhën shqipe.

Duke protestuar rregjimin policor Serb, dhjetëra mijë shqiptarë të Kosovës morën pjesë në trazirat që shpërthyen në fillim të 1990. Për të shtypur shqetësimin e përshkallëzimit Ushtria Jugosllave dërgoi trupa, tanke dhe aviona luftarak dhe u forcua prania e policisë në provincë. Nga fundi i shkurtit, më shumë se 20 njerëz ishin vrarë gjatë trazirave dhe u shpall gjendja e emergjencës.

Në korrik të vitit 1990, mbasi deputetët shqiptarë të Kosovës shpallën pavarësinë, Serbia, midis grevave dhe demonstratave në vazhdim, shpërndau kuvendin e provincës.

Në vazhdim të një plebishiti të vetëorganizuar të papranuar nga Beogradi ose ndonjë qeveri e huaj, intelektuali dhe shkrimtari shqiptar i Kosovës Ibrahim Rugova -- themeluesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) -- u zgjodh presidenti i Republikës së vet-shpallur të Kosovës në maj të vitit 1992.

Tensioni vazhdoi te rritej në krahinë gjatë tre viteve të ardhshme.

Përjashtimi i çështjes së Kosovës nga negociatat që çuan në konkluzionet e Marrëveshjes se Paqes të Dejtonit në nëntor të 1995 dëmtuan strategjinë e Rugovës të “rezistencës pasive” dhe shkatërruan besueshmërinë e tij midis radikalëve shqiptarë të Kosovës, të cilët themeluan Ushtrinë e fshehtë të Çlirimit të Kosovës(UÇK).

Grupi militant separatist u shfaq në fillim në vitin 1996, kur deklaroi përgjegjësinë për një seri bombardimesh dhe sulmesh në provincë. UÇK vazhdoi të vërë në skenë sulme me armë dhe bomba rregullisht përgjatë muajve në vazhdim. Në verën e vitit 1998 ajo kontrollonte të paktën çerekun e provincës.

Një aksion i gjerë i ndërmarrë nga Ushtria Jugosllave dhe forcat e sigurimit serb në shkurt të atij viti i ndihmuan ata të dobësojnë UÇK-në dhe të rifitojnë kontrollin në pjesën më të madhe të provincës. Ndërkohë, qindra njerëz u vranë dhe më shumë se 200,000 njerëz -- shumica shqiptarë të Kosovës -- u detyruan të linin shtëpitë e tyre.

Në 23 shtator, Këshilli i Sigurisë të OKB-së miratoi Rezolutën 1199, duke bërë thirrje për një armëpushim dhe paralajmërim të autoriteteve të Beogradit që ata mund të përballen me “masa shtesë” në qoftë se ata nuk binden.

Duke u përballur me kërcënimin e sulmeve ajërore të NATO-s mbi objektivat ushtarak serbe, Milosheviçi ra dakort për disa javë më vonë të tërheqi disa trupa dhe të lejojë një mision monitorimi të OSBE-së në Kosovë.

Armëpushimi pasues rezultoi të jetë i shkurtër. Në dhjetor, serbët deklaruan se kanë vrarë më shumë se 30 luftëtarë të UÇK në një seri luftimesh përgjatë kufirit. Më vonë gjatë atij muaji, Ushtria Jugosllave dhe policia e sigurimit të brendshëm bëri nje aksion të përbashkët afër Podujevës, në veri të Kosovës.

Në janar u gjendën trupat e 45 shqiptarëvë të Kosvës në fshatin Racak duke nxitur dënimin e ndërkombëtarëve.

Kur dhuna vazhdonte, palët luftuese u thirrën në Rambuje, Francë, për bisedime paqe të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët në shkurt dhe mars të vitit 1999. Negociatat u ndërpren në 20 mars mbasi përfaqësuesit serb refuzuan marrëveshjen e propozuar, e cila ishte firmosur nga pala e shqiptarëve të Kosovës.

Në 22 mars, i dërguari SHBA-së Richard Hollbruk arriti në Beograd në një përpjekje të fundit për të bindur Millosheviçin që të pranojë marrëveshjen, por u largua nga kryeqyteti Serb pa rezultat.

Në 24 mars, NATO filloi sulmet ajrore kundër Jugosllavisë, me qëllim dhënie fund të masave të ashpëra në Kosovë dhe nxjerrjen e forcave të saja jashtë provincës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading