07/05/2008
Mbi 2,000 varietete bimësh e lulesh janë në shfaqje në kryeqytetin grek. Gjithashtu këtë javë: Bukureshti pret një konkurim ndërkombëtar xhazi.
![]() Ekspozita e 54 e luleve e Athinës përfshin mbi 2,000 varietete lulesh e bimësh. ëGetty Imagesç |
Ekspozita e 54 e luleve u hap në periferinë veriore të Athinës, Kifisia. Veprimtaria e cila përfundon në 18 maj, ofron një mundësi për të parë më tepër se 2,000 varietete bimësh e lulesh. Ajo do të shoqërohet nga një seri ngjarjesh kulturore që kanë për qëllim të nxisin mbrojtjen e mjedisit.
***
I pari festival i filmit maqedonas në Londër u zhvillua nga 29 prill deri të hënën (5 maj). Ai u hap me shikimin e filmit "Hijet" me regji të Milço Mançevskit.
***
Bukureshti do të presë një konkurrim ndërkombëtar xhazi nga e enjtja (8 maj) deri të hënën, duke sjellë së bashku 19 grupe nga 15 vende. Veprimtaria është pjesë e serisë së EUROPAfest. Juria përfshin artistë të xhazit nga i gjithë globi të tillë si Roberto Magris i Italisë dhe Majkëll Rosi i Afrikës së Jugut.
***
Maratona e 25-të klasike e Athinës do të bëhet të dielën (11 maj) që përkon me festimet për Ditën e Nënës. Gara do të nisë në stadiumin Kallimarmaro dhe do të përfundojë në qendër të qytetit. Veprimtarisë do t'i bashkohen vrapuesit me paaftësi.
***
Festivali i 11-të ndërkombëtar i teatrit të kukullave të Stambollit nisi të premten (2 maj). Në veprimtari marrin pjesë artistë nga Turqia, Argjentina, Austria, Britania e Madhe, Franca, Spanja, Gjermania, Italia dhe Rusia. Veprimtaria u hap me shfaqjen e pjesës "Rrahje zemre" nga Klaudio Çinelli i Italisë.
***
Një ekspozitë mbi zejet e Sarajevës, u hap të hënën (5 maj) duke shënuar Ditën e Kantonit të Sarajevës. Ekspozita ka për qëllim të nxisë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe të inkurajojë turizmin kulturor në Sarajevë.
(Burime të ndryshme – 30/04/08-07/05/08)