Ditari diplomatik: ministri serb i mbrojtjes viziton Kosovën

06/05/2008

Dragan Sutanovac i Serbisë u kërkoi votuesve të Kosovës të zgjedhin kandidatët perëndimorë. Gjithashtu këtë javë: Bosnje dhe Herzegovina, Kroacia dhe Mali i Zi nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi ndërkufitar.
photo

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Dragan Sutanovac ishte në Graçanicë të hënën (5 maj). [Laura Hasani]

Ministri serb i mbrojtjes Dragan Sutanovac ishte të hënën (5 maj) në qytetin me mbizotërim serb të Graçanicës, tamam në jugë të Prishtinës. Sutanovac, një anëtar i lartë në Partinë Demokratike të Tadiç, dorëzoi ndihma humanitare për qytetin dhe u kërkoi serbëve të Kosovës të votojnë për kandidatët pro-perëndimorë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të dielën. Sutanovac thotë se aftësia e Serbisë për të ndihmuar pakicën serbe në Kosovë do të dobësohej në qoftë se votuesit nuk zgjidhnin kandidatët që mbështesin lidhje më të ngushta me BE.

***

Bosnje dhe Herzegovina (BiH), Kroacia dhe Mali i Zi nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi ndërkufitar të hënën (5 maj). Dokumenti u siglua gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të të tre vendeve në Dubrovnik, Kroacia e jugut. Ai hap rrugën për bashkëpunimin në rastin e fatkeqësive natyrore, menazhimit të përbashkët të burimeve natyrore dhe veprimtarive të tjera me interes të ndërsjelltë për të tre vendet.

***

Turqia vazhdon të mbështesë përpjekjet e Maqedonisë për t'u bërë anëtar i NATO-s, tha të dielën (4 maj) presidenti turk Abdullah Gul, gjatë një vizite në Shkup ku ai u takua me homologun e tij maqedonas Branko Crvenkovski. Të dy ata ranë dakord të thellojnë lidhjet ekonomike dhe të rritin investimin turk në Maqedoni. U nënshkrua gjithashtu një marrëveshje mbi bashkëpunimin në parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore.

***

Ndihmës sekretari i shtetit i SHBA Methju J. Bryza njoftoi të shtunën (3 maj) se ka në plan të vizitojë Qipron brenda dy javëve të ardhëshme me qëllim që të vlerësojë punën e ekspertëve dhe komisioneve teknike të ngarkuar me përgatitjen e bisedimeve të reja mbi të ardhmen e ishulli të ndarë. Në mars, presidenti i sapo zgjedhur qipriot Demetris Kristofias dhe kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat u takuan dhe ranë dakord të rinisin negociatat.

***

Ministri i jashtëm qipriot Markos Qiprianu u takua të enjten (1 maj) me homologun e tij gjerman Frank-Uollter Shtainmajer në Berlin. Ata diskutuan për Qipron, situatën brenda BE dhe marrëdhëniet e bllokut me Turqinë, Rusinë dhe Serbinë.

***

Deputetë të qeverisjes dher opozitës qenë pjesë e një delegacioni shqiptar që vizitoi Shtetet e Bashkuara me ftesë të komitetit të politikës së jashtme brenda departamentit të shtetit të SHBA. Delegacioni u kryesua nga anëtari i Partisë Demokratike (PD) Preç Zogaj i cili kryeson komitetin e politikës së jashtme të parlamentit dhe nga nënkryetarja e këtij komiteti, deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade. Gjatë vizitës, ligjebërësit shqiptarë u takuan me drejtorin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për Evropën dhe NATO, Tobi Bradli.

(Burime të ndryshme 29/04/08-06/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading