Shkencë dhe teknologji: shkollat në Bullgari do të marrin akses të internetit pa kabëll

05/05/2008

Një projekt i ri pilot në Bullgari do të japë akses në internetin pa kabëll në shkollat e mëdha të vendit. Gjithashtu në lajmet e kësaj jave: shkencëtarët turq zbulojnë tempullin më të lashtë në botë.
photo

Fëmijët në shkollat bullgare do të kenë lidhje ajrore interneti .[AFP]

Ministri bullgar i arsimit dhe shkencës Daniel Velçev përuroi një projekt të ri pilot për të ngritur një akses interneti pa kabëll në shkollat më të mëdha të Bullgarisë. Si pjesë e projektit, çdo mësues do të marrë një laptop personal, ndërsa çdo shkollë do të ketë projektues të multimedias në klasa. Stadi i parë i projektit do të përfshijë 31 shkolla.

***

Gjimnazi Panqipriot në Nikosia priti një Kongres Ndërkombëtar të Studimeve Qipriote të shtunën (3 maj). Konferenca u bë me mbështetjen zyrtare të presidentit qipriot Demetris Kristofias dhe arkipeshkopit Krisostomos II. Veprimtaria u ndoq nga studjues të Evropës dhe SHBA.

***

Një ekip arkeologësh turq zbuloi një kompleks tempulli në Turqi, më i lashti në botë. Shkencëtarët llogarisin se tempulli i Gobekli datohet në 10,000 para erës së re. Kompleksi përbëhet nga 20 rrathë gurësh secili me diametër 30 metra. Arkeologët kanë zbuluar vetëm katër deri tani. Ata thonë se tempulli shërbente për ritet e pjellorisë.

***

Kompanitë dhe shtetasit malazezë nisën të dërgojnë të enjten (1 maj) aplikime për të regjistruar faqe interneti në domenin e ri .me i cili do të zëvendësojë domenin .yu. Zyrtarët do të pranojnë aplikime deri në 20 maj.

***

Qeveria japoneze dhe UNICEF do të dhurojnë 80 dhoma të ftohta për ruajtjen e vaksinave në Shqipëri. Dhomat do të kenë shpërndarje mbarëkombëtare duke i bërë vaksinat në dispozicion të fëmijëve në fshatrat më të largëta.

***

Microsoft Albania, zyra më e re e Microsoft, u hap në 28 prill në Tiranë. Kompania do të ndihmojë ngritjen e tregut të IT në Tiranë dhe mbështetjen e institucioneve lokale në ngritjen e shërbimeve të informacionit dixhital për shtetasit. Qeveria nisi bashkëpunimin me Microsoft një vit më parë.

***

Ndërhyrësit sulmuan uebsajtin e qendrës së shtypit të këshillit të ministrave të Turqisë të enjten (1 maj). Një titull që lexonte "Ndërhyrë nga Karan" u duk në vend të faqes së internetit të institucionit, bashkë me mesazhet për kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan që denonconin emërimin e mijra të diplomuarve të shkollave fetare. Kujdestarët e uebit mbyllën përkohësisht faqen dhe hapën një të re ndërsa riparonin dëmet.

(Burime të ndryshme – 28/04/08-/5/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading