Shkencë dhe teknologji: arkeologët grekë gjejnë prova të kirurgjisë së lashtë të trurit

24/03/2008

Shkencëtarët grekë zbuluan një skelet 1,800 vjeçar që provon se kishte patur kirurgji të trurit. Gjithashtu në lajmet e kësaj jave: një profesor kroat jep prova se hormonet që stimulojnë tiroidet parandalojnë osteoporozën.
photo

Një skelet 1,800 vjeçar jep provë të kirurgjisë në Greqinë e lashtë. [Getty Images]

Arkeologët grekë zbuluan një skelet që ata thonë se ka patur kirurgji të trurit rreth 1,800 vjet më parë. Skeleti i takonte një gruaje të re që siç thonë shkencëtaret, vdiq gjatë apo menjëherë pas kirurgjisë. Një anëtar i ekipit të arkeologëve, Ioanis Graikos, tha se kirurgjia qe dukshëm e komplikuar dhe sugjeroi se ajo mund të ishte kryer vetëm nga një mjek i specializuar.

***

Profesori kroat i universitetit Slobodan Vukiçeviç provoi se hormoni që stimulon tiroidet (TSH) i cili lëshohet nga gjendra e hipofizës, pengon osteoporozën ndërsa nxit gjenerimin e lëndës së re të kockave. Studimi i Vukiçeviç është miratuar nga ministria kroate e shkencave dhe është studimi i tillë i parë në botë.

***

Drejtori i Qendrës së Antropologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave, Jordan Jordanov paraqiti të enjten (20 mars) një kopje antropologjike të bustit të mbretit bullgar Samuel, i cili sundoi Bullgarinë midis 997 dhe 1014. Modeli i kokës së Samuelit u bë bazuar në kafkën e tij e cila u zbulua së fundmi. Jordanov është autor i një libri rreth bërjes së busteve të saktë antropologjikë.

***

Arkeologët maqedonas zbuluan të enjten (20 mars) një skelet human që datohet nga 7,000 B.C. gjatë gërmimeve në fshatin Krupishte pranë Shtip. Arkeologia Trajanka Jovçevska tha se ky mund të ishte skeleti i banorit më të lashtë neolitik në gadishullin e Ballkanit, sepse ishte gjetur në Grnarica, vendbanimi më i lashtë neolitik në Maqedoni.

***

Operatori shqiptar i telefonisë fikse Albtelecom ka zgjedhur Nokia Siemens Networks të zhvillojë një Rrjet të Brezit Tjetër ndërsa ai po lëviz për t'u ofruar klientëve të tij shërbime bandëgjera. Albtelecom llogarit deri në 90% të tregut me linjë fikse, në Shqipëri.

***

Panairi i Pestë Ndërkombëtar i IT u hap të enjten (20 mars) në Prishtinë. Më tepër se 60 firma IT morën pjesë në panairin i cili u organizua nga Congress Event Organisation. Forumi kishte për qëllim të nxiste zhvillimin e sektorit IT dhe të nënvizonte faktin se Kosova ka potencial njerëzor për të rritur përdorimin e teknologjive të reja.

***

Microsoft Bosnia and Herzegovina (BiH) organizoi një Forum Novacioni për Rritjen në Sarajevë, të enjten (18 mars). Veprimtaria mblodhi së bashku zyrtarë të qeverisë, përfaqësues të biznesit, medias dhe OJQ-ve për të diskutuar novacionin dhe zhvillimin e IT të BiH.

(Burime të ndryshme – 17/03/08 - 24/03/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading