Biznes: Shkupi pret Ekspozitën Ndërkombëtare të Mobiljeve

21/03/2008

Mobilje nga e gjithë bota janë në shfaqje në kryeqytetin maqedonas. Gjithashtu në lajmet e kësaj jave: e vetmja rafineri e BiH ka postuar humbjet në 2007 dhe një konsorcium i huaj do të ndërtojë një urë mbi lumin Sava në Beograd.
photo

Rreth 400 kompani mobiljesh janë mbledhur në Shkup për të ekspozuar prodhimet e tyre. [Getty Images]

Shkupi po pret një Ekspozitë Ndërkombëtare gjashtë-ditore të Mobiljeve duke filluar nga e premtja (21 mars). Ekspozita ka tërhequr 400 kompani duke përfshirë 260 mobilje-bërës të huaj.

***

Rafineria e vetme e naftës e Bosnje dhe Herzegovinës (BiH), Bosanski Brod, njoftoi të hënën (17 mars) se përfundoi vitin e shkuar me 33 milion euro humbje. Kompania dha 10.7 milion euro fitim ndërsa shpenzimet e saj qenë 72 milion euro. Rafineria pritet të përmirësojë në mënyrë të konsiderueshme punën e saj këtë vit për shkak të privatizimit dhe hyrjes së partnerit të saj strategjik NefteGazInKor e Rusisë.

***

Një konsorcium i kryesuar nga kompania austriake PORR Technobau und Umwelt do të ndërtojë një urë mbi lumin Sava në Beograd për 118.6 milion euro, tha drejtoria e ndërtimit e Beogradit të martën (18 mars). Pothuajse 70 milion euro do të sigurohen nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga Beogradi dhe Agjensia Evropiane për Rindërtimin.

***

Departamenti i Anti-korrrupsionit i Rumanisë (DNA) ka nisur një hetim në një transaksion toke kryer nga Nokia në Juku, qarku i Kluzhit. DNA njoftoi se hetimi ka për qëllim të ngrejë në se ka gabime të përfshira në transaksionin e tokës por nuk do të mbulojë kontratën midis Nokia dhe këshillit lokal.

***

Kompania më e madhe e telekomunikacionit e Evropës, Deutsche Telekom e Gjermanisë, ka rënë dakord të blejë 20% të kompanisë së telekomunikacionit të Greqisë, OTE, për 2.5 miliard euro. Deutsche Telekom do të paguajë 26 euro për çdo aksion të OTE në nismën e tij gjë që do të zgjerojë operacionet e veta në Greqi dhe Evropën Juglindore. Marrëveshja është subjekt i miratimit nga qeveria greke, e cila është aksioneri kryesor në OTE.

***

Kompania kroate e ndërtimit, Institut gradjevinarstva Hrvatske, ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Gasstroymontaj të Bullgarisë. Kompania ka në plan të bëhet një lojtar kryesues i inxhinierisë civile në Bullgari dhe do të ofrohet në projektet e ndërtimit të infrastrukturës me vlerë 380 milion euro që përfshijnë udhëshpejta dhe linja të furnizimit me ujë.

(Burime të ndryshme – 14/03/08-21/03/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading