Ditari diplomatik: Ansip është kreyeministri i parë estonez që viziton Turqinë

18/03/2008

Estonia dhe Turqia arritën një pikë të shënuar historike në marrëdhëniet e tyre këtë javë. Gjithashtu në diplomaci këtë javë: kryetari i parlamentit bullgar viziton Greqinë.
photo

Kryeministri estonez Andrus Ansip. [Getty Images]

Kryeministri estonez Andrus Ansip arriti për një vizitë historike në Turqi të dielën (16 mars). Bisedimet me homologun e tij Rexhep Tajip Erdogan u përqëndruan në politikë, mbrojtje, tregti dhe kulturë si edhe në zhvillimet aktuale rajonale e ndërkombëtare. Ansip është i pari kryeministër estonez që viziton Turqinë në historinë e të dy vendeve.

***

Kryetari i parlamentit bullgar Georgi Pirinski nisi një vizitë dy-ditore në Greqi të hënën (17 mars) me ftesë të homologut të tij Dimitris Siufas. Axhenda e tij përfshin bisedime me kryeministrin Kostas Karamanlis dhe krerët e partive në parlament.

***

Kryetari i parlamentit kroat Luka Bebiç nisi një vizitë dy-ditore në Maqedoni të hënën (17 mars). Kjo është vizita e tij e parë në një vend të huaj që nga marrja e postit në janar.

***

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan i telefonoi presidentit rus Vladimir Putin të shtunën (15 mars) për ta uruar atë mbi rezultatet e zgjedhjeve të fundit presidenciale të Rusisë. Të dy zyrtarët shprehën kënaqësinë e tyre me nivelin e marrëdhënieve të ndërsjellta.

***

Kryetari i parlamentit malazes Ranko Krivokapiç bëri një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe të enjten (13 mars). Ai pati bisedime me ministrin britanik për Evropën Xhim Mërfi dhe shefin e Partisë Laburiste Xho Hun.

***

Kryetarja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli rmori garanci nga qeveria letone të mërkurën (12 mars) se ajo do të mbështesë ofertat e Shqipërsirë për t'iu integruar në strukturat evro-atllantike. Në një vizitë dy-ditore në Riga, Topalli u takua me presidentin Valdis Zatlers.

***

Gjatë bisedimeve të martën (11 mars) në Baku, presidenti i Azerbaixhanit Ilham Alijev dhe homologu i tij bullgar Georgi Parvanov, diskutuan rrugët për bashkëpunim më të thellë politik, ekonomik dhe kulturor. Alijev tha se Azerbaixhani po e ngre veten si një furnizues të rëndësishëm të burimeve energjitike në tregun evropian dhe jep energji tashmë për katër tubacione eksporti. Parvanov ndërkohë, i kërkoi Azerbaixhanit të bëhet pjesë e projektit të tubacionit Nabucco.

***

Presidenti sllovak Ivan Gasparoviç tha të martën (11 mars) se ai mbështet ofertat për në NATO të Kroacisë dhe Maqedonisë. "Do të ishte e drejtë për këto vende të ftoheshin në organizatë në samitin e saj të ardhshëm," tha Gasparoviç gjatë një takimi me homologun e tij maqedonas Branko Crvenkovski në Bratislavë. Ai nxiti Maqedoninë dhe Greqinë të arrijnë shpejt një kompromis mbi mosmarrëvbeshjen për emrin.

Burime të ndryshme – 11/03/08-18/03/08

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading