Bank Ki-mun konfirmon emërimin e Aleksandër Douner si këshilltarin e tij mbi Qipron

13/07/2008

NJU JORK, Shtetet e Bashkuara/NIKOSIA, Qipro -- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun i shkruajti Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten (11 korrik) duke konfirmuar qëllimin e tij për të caktuar ish-ministrin e jashtëm australian Aleksandër Downer si këshilltarin e tij të ri të posaçëm mbi Qipron. Zëdhënësi i Ban, Farhan Haq, konfirmoi se sekretari i përgjithshëm do të takohet me presidentin qipriot grek Demetris Kristofias në Paris të dielën dhe drejtuesin qipriot turk Ali Talat në Berlin të martën. (CNA, Eleftherotypia, Cyprus Mail, Kathimerini, Hurriyet - 11/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading