Zyra bullgare e prokurorisë do të paditë ish zyrtarët qeveritarë

09/05/2008

SOFJE, Bullgari -- Zyra e prokurorisë ka në plan të paditë javën tjetër ish ministrin e brendshëm Rumen Petkov dhe Angel Aleksandrov, ish drejtor i gjyqtarëve hetues, sipas gazetës Trud të së premtes (9 maj). Burimet e prokurorisë thonë se Petkov do të akuzohet për zbulim jo të paramenduar të informacionit të fshehtë, e dënueshme me një gjobë apo deri në pesë vjet burg. Ai zbuloi identitetin e një agjenti të policisë së fshehtë në median kombëtare. Me ligj, parlamenti duhet të bjerë dakord për çfardo gjyqi ndaj Petkov për shkak të imunitetit të tij si një deputet. Në Bullgari, ministrave ju ruhet vendi i tyre i deputetit në se lënë kabinetin. Aleksandrov ka më shumë gjasa të përballet me akuza penale lidhur me shpërdorimin e postit për mbajtje të dyshuara të lidhjeve me bosët e mafias.

Raportet e medias lokale sugjerojnë se dënimet kundër cilitdo nga zyrtarët do të dërgonin një sinjal të fortë në Komisionin Evropian se autoritetet lokale po punojnë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. (Trud, bTV, BNR, Netinfo - 09/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading