09/05/2008
HAGË, Hollandë -- Procedimi gjyqësor kundër ish ministrit të brendshëm maqedonas Ljube Boshkovski dhe ish oficerit të sigurimit Johan Tarkulovski, u mbyll të enjten (8 maj) në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në Hagë. Në një masë të pazakontë, të dy ata kërkuan t'i drejtohen gjykatës, duke falenderuar pjesëmarrësit për procedimin sipas rregullave dhe duke u kërkuar gjykatësve t'i lironin ata nga të gjitha akuzat. Boshkovski dhe Trakulovski janë akuzuar për krime të luftës kryer ndaj shqiptarëve etnikë gjatë një bastisje dy-ditore të policisë në fshatin Ljuboten në gusht 2001.
Gjithashtu të enjten, gjykata njoftoi se gjyqi kundër Momçillo Perishiç, ish shefi i shtabit i ushtrisë jugosllave, fillon në 24 qershor. Ai do të gjykohet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. (Makfax, A1 TV, Focus, Fena - 08/05/08)