Zgjedhjet lokale të BiH të caktuara për në 5 tetor

09/05/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Komisioni Qendror Zgjedhor (CEC) njoftoi të enjten (8 maj) se BiH do të mbajë zgjedhjet lokale në 5 tetor. Votuesit do të zgjedhin këshillat e reja bashkiake dhe kryebashkiakët si edhe asambletë e reja të Brcko dhe Banja Lukës dhe një këshill të ri qyteti në Mostar. Këto do të jenë të parat zgjedhje në të cilat përfaqësuesit e pakicave kombëtare do të zgjidhen në asambletë lokale. Të gjitha partitë dhe kandidatët e pavarur kanë deri në 23 maj për t'u regjistruar në CEC. Listat e partive ose të koalicioneve duhet të dorëzohen deri në 25 qershor.

Të mërkurën, parlamenti miratoi një amendament të ligjit zgjedhor që lejon të gjithë ish banorët e Srebrenicës të votojnë në tetor. Të enjten, Kliford Bond , i dërguari i posaçëm i OHR në Srebrenicë, u kërkoi partive të pushonin së spekulluari rreth kësaj. Disa thonë se amendamenti është hapi i parë drejt dhënies së një statusi të posaçëm Srebrenicës, jashtë juridiksionit të Republika Srpska. Forcat serbe boshnjake masakruan 8,000 burra e djem muslimanë atje në korrik 1995. (Dnevni Avaz, Nezavisne Novine - 09/05/08; RTRS, PBS, Fena - 08/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading