08/05/2008
TIRANË, Shqipëri -- Qeveria ka vendosur të dërgojë trupa paqeruajtëse në Çad, në Afrikën qendrore, për të mbështetur një nismë të BE atje. Trupat shqiptare po shërbejnë ndërkohë në misionet ndërkombëtare në Bosnje dhe Herzegovinë, Irak dhe Afganistan. "Unë mendoj se ky është një vendim i mirë sepse është një moment shumë i rëndësishëm për vendin tonë," tha kryeministri shqiptar Sali Berisha pas një takimi qeverie të mërkurën (7 maj). Shqipëria u ftua të bashkohet me NATO në samitin e Bukureshtit në fillim të prillit. (Koha Jone - 08/05/08; BalkanWeb, Xinhua - 07/05/08)