Beogradi merr "hartën e planit" për liberalizimin e regjimit të vizave të BE

08/05/2008

BEOGRAD, Serbi -- Nënpresidenti i Komisionit Evropian (KE) i ngarkuar me politikat e transportit Jacques Barrot ishte në Beograd të mërkurën (7 maj) ku i dha presidentit Boris Tadiç një "hartë plani" për liberalizimin e regjimit të vizave të Serbisë me BE. Barrot tha se dokumenti parashikon provë "të qartë e të fortë" të mbështetjes së BE për Serbinë dhe perspektivat e saj evropiane. Ai shtoi se zbatimi i disa masave do të nisë gjatë pak javëve të ardhshme me lëshimin e pasaportave të reja me shenja biometrike. Tadiç falenderoi Barrot dhe tha se plani është shumë i rëndësishëm për publikun, duke shërbyer si një shenjë e rëndësishme se Serbia është e mirëpritur në BE. (RTS, Blic - 08/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading