Serbia proteston ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës prej Lituanisë

08/05/2008

BEOGRAD, Serbi -- Ministria e jashtme i dërgoi një notë proteste Lituanisë të mërkurën (7 maj) lidhur me njohjen prej saj të pavarësisë së Kosovës. Nota përsërit kundërshtimin e Serbisë ndaj pavarësisë së shpallur njëanshmërisht të ish krahinës së saj dhe paralajmëron për pasoja të mundshme sigurie.

Gjithashu të mërkurën, ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka zgjidhur as edhe një problem. Duke ju drejtuar Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg, Jeremiç tha se pavarësia e Kosovës ka rezultuar në ndarje jo vetëm brenda rajonit por gjithashtu në Evropë. Ajo nuk përmirësoi bashkëpunimin as nuk kontribuoi në pajtimin apo stabilitetin, shtoi ai. (Tanjug, BalkanInsight, Beta - 07/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading