08/05/2008
PRISHTINË, Kosovë -- I dërguari i posaçëm i BE në Kosovë Pieter Feith tha të mërkurën (7 maj) se EULEX, misioni i posaçëm policor e gjyqësor i BE në Kosovë, do të marrë të gjitha përgjegjësitë lidhur me të në ish krahinën serbe në 15 qershor, datë kur kushtetuta e Kosovës hyn në fuqi. Feith komentoi pas takimit me ministrin suedez të mbrojtjes Sten Tolgfors, në Prishtinë, takim gjatë të cilit ai falenderoi Stokholmin për përkrahjen e EULEX.
Ndërkohë, idea e përfshirjes së misionit të BE nën obmrellën e OKB-së duket se po fiton tërheqje midis zyrtarëve ndërkombëtarë dhe të Kosovës. Media e Kosovës, duke cituar burime pa emër nga selia e OKB-së në Nju Jork, raportoi të enjten se kjo është e vetmja zgjidhje për të shmangur çfarëdo boshllëku që vjen nga zhvillimi i EULEX. Po bëhen bisedime proceduriale midis departamentit të OKB-së për operacionet paqeruajtëse dhe Brukselit. Prishtina thuhet se është siguruar se ky lloj rregullimi nuk do të prekë sovranitetin dhe funksionalitetin e Kosovës. Si Serbia dhe Rusia thuhet se mbështesin këtë "zgjidhje hibride". (Koha Ditore, Zeri, BalkanWeb - 08/05/08)