08/05/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Kryeministri serb Vojislav Koshtunica bëri vizitën e tij të parë në Kosovë të mërkurën (7 maj) që kur ish krahina shpalli pavarësinë në 17 shkurt. Koshtunica udhëtoi në qytetin verior të Zubin Potok ku hapi një sallë sporti dhe mbajti një miting fushate përpara zgjedhjeve serbe të së dielës. "Të ruash Serbinë në Kosovë do të thotë të thuash të vërtetën: se ajo i takon Serbisë dhe popullit serb," i tha Koshtunica një turme prej rreth 1,000 përkrahësve. Krerët e Prishtinës i dënojnë të tilla fushata në territorin e Kosovës. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha të mërkurën se kandidatët "janë persona non grata" dhe i kërkoi UNMIK të reagojë ndaj këtyre përpjekjeve për t'u fryrë tensioneve. (Koha Ditore, KosovaLive, Telegrafi - 08/05/08; RTK, Alsat, AFP - 07/05/08)