Opozita kryesore turke kërkon votim mosbesimi kundër qeverisë

08/05/2008

ANKARA, Turqi -- Opozita kryesore, Partia Popullore Republikane (CHP) dërgoi një kërkesë të mërkurën (7 maj) për një votë mosbesimi kundër kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan me pretendimin e inkurajimit prej tij të policisë për të përdorur forcë të tepruar kundër demonstruesve të Ditës së Majit në Stamboll javën e shkuar. Sipas CHP, Erdogan, kreu i Partisë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) e acaroi situatën duke ndaluar pjesëmarrësit në miting për të hyrë në sheshin kryesor të Stambollit, Taksim, për të shënuar ditën. Më tepër se 500 vetë u arrestuan pas ndërhyrjes së policisë. Mocioni i mosbesimit praktikisht nuk ka shans pasi AKP e Erdogan mban 340 nga 550 vendet në parlament.

Në lajme të tjera, presidenti Abdullah Gul nënshkroi në ligj të mërkurën vonë reformat për një artikull të diskutueshëm të kodit penal të kritikuar gjerësisht për pengimin e shprehjes së lirë. Nën artikullin e amenduar 301, fyerja e kombit turk, shtetit, parlamentit, autoriteteve legjislative, qeverisë, ushtrisë apo policisë, do të dënohet me dy vjet burg nga tre që ishte dhe një dënim mund të pezullohet automatikisht dhe të kthehet në një gjobë. Kritika nuk cilësohet më si një krim. Ndryshimet përcaktojnë gjithashtu se ministri i drejtësisë duhet të miratojë nisjen e çdo rasti sjellë nën artikullin. (Hurriyet, AFP, Anadolu news agency - 08/05/08; AFP, Hurriyet, Voice of America - 07/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading