OSBE miraton terminologjinë e re lidhur me Kosovën

07/05/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Misioni i OSBE në Kosovë ka miratuar udhëzimet mbi terminologjinë që do të përdoret pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt, raportoi të mërkurën (7 maj) media lokale. Pikat e kalimit administrativ në veri do të riquhen kalime kufitare, "institucionet e përkohshme të vetë-qeverisjes" do t'i referohet "institucioneve të Kosovës" dhe "pavarësia e shpallur njëanshmërisht nga Kosova" do të zëvendësohet nga formulimi "shpallja e pavarësisë nga parlamenti i Kosovës".

Zyrtarët e OSBE mohojnë se terminologjia e re do të thotë njohje zyrtare e Kosovës. "Organizata përbëhet nga 56 vende dhe duhet pasur kujdes të mos shkelet në kallo askush. Ne duam të jemi plotësisht asnjanës," tha zëdhënësja Elli Flen.

Në lajme të tjera, Lituania njohu të martën pavarësinë e Kosovës, duke u bërë vendi i 39-të që e bën këtë. (KiM Radio - 07/05/08; KohaDitore, BBC, Politika - 06/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading