07/05/2008
TIRANË, Shqipëri -- Pavarësisht rezervave të veta, presidenti Bamir Topi miratoi të martën (6 maj) një seri ndryshimesh kushtetuese që parlamenti kaloi dy javë më parë. Ndryshimet përfshijnë krijimin e një sistemi zgjedhor rajonal proporcional dhe miratimin e një sistemi të shumicës së thjeshtë në vend të atij ekzistues me tre të pestat e shumicës. Partia demokratike qeverisëse dhe Partia Socialiste e opozitës bashkuan forcat për të kaluar ndryshimet duke ngjallur kritika të ashpra nga disa prej partive më të vogla politike.
Në lajme të tjera të martën, qeveria njoftoi se është e vendosur të kompensojë bizneset e dëmtuara nga shpërthimet shkatërruese në depon e municionit në Gërdec në 15 mars. Kryeministri Sali Berisha u kërkoi pronarëve të mbushin dokumentet e nevojshme për të përcaktuar në se ndonjë kishte sigurim biznesi. Ka gjithashtu shqetësime të reja se vlerësimet zyrtare të dëmeve qenë fryrë në këmbim të mitëmarrjes, duke detyruar hetuesit e anti-korrupsionit të rikontrollojnë punën e ekipeve vlerësuese. (Shekulli, BBC, Panorama, Gazeta Shqiptare, Top News - 07/05/08; BalkanWeb, TopChannel - 06/05/08)