Babaçan: kurdët duhet t'i bashkohen luftës kundër PKK

06/05/2008

ANKARA, Turqi -- Ministri i jashtëm turk Ali Babaçan përshëndeti të hënën (5 maj) dialogun e përtërirë me kurdët e Irakut por paralajmëroi se lidhjet më të ngushta varen nga mbështetja e tyre në luftën e Turqisë kundër Partisë militante të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Presidenti i Irakut Xhelal Talabani, kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki dhe kryeministri i administratës kurde në veri Neçirvan Barzani, mbajtën bisedime javën e shkuar me këshilltarin kryesor të kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ahmet Davutoglu. "Takimi u bë në një atmosferë tepër pozitive," tha Babaçan duke shtuar se ky ishte i pari kontakt i drejtpërdrejtë midis dy palëve në dy vjet.

Ndërkohë, dy militantë të PKK u vranë të hënën nga policët kufitarë turq, pranë Uludere në krahinën Sirnak, tha shtabi i përgjithshëm në një deklaratë botuar në uebsajtin e vet. (Turkish Daily News, Hurriyet, Zaman - 06/05/08; AFP, Anadolu news agency - 05/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading