05/05/2008
TIRANË, Shqipëri -- Partia Socialiste (PS) e opozitës është "e shqetësuar" rreth zhvillimit të ngadalshëm të turizmit dfhe parametrave të tij të ulët. PS tha të dielën (4 maj) se sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, Shqipëria renditet e 92-ta nga 130 vende për zhvillimin e vet të turizmit. Mali i Zi fqinjë renditet i 59-ti ndërsa Greqia e 22-ta.
Të shtunën, duke folur në hapjen e sezonit turistik në Sarandë, kryeministri Sali Berisha tha se rritja e Shqipërisë në turizëm është një nga më të fortat në Evropë. "Këtë vit ne presim të dyfishojmë këtë rritje krahasuar me vitin e kaluar. Zhvillimi i turizmit është katalizatori kryesor për zhvillimin e vendit si dhe për ta larguar atë nga e kaluara," tha Berisha. (Koha Jone, TopChannel, BallkanWeb - 04/05/08)