I dërguari i OKB-së Nimetz do të vizitojë Athinën dhe Shkupin lidhur me debatin e emrit

04/05/2008

ATHINË, Shkup -- I dërguari i OKB-së për debatin e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, Mathju Nimetz, planifikon të vizitojë si Athinën dhe Shkupin mbasi u konsultua më vete me përfaqësuesit e tyre në Nju Jork javën e kaluar. Ai nuk bëri asnjë propozim të ri gjatë bisedimeve me të dërguarin grek Adamantios Vasilakis dhe përfaqësuesin maqedonas Nikola Dimitrov, por i bëri thirrje të dyve të vazhdojnë dialogun për të zgjidhur këtë çështje. Asnjë afat kohor nuk u lajmërua për udhëtimin e tij në Ballkan. (News In, Makfax, BTA, Kanal 5 - 03/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading