04/05/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Autoritet doganore të UNMIK lajmëruan të premten (2 maj) lirimin e materialeve të zgjedhjeve serbe të bllokuara më përpara. Dërgesa, e përcaktuar për tu përdorur gjatë votimit të 11 majit, ishte konfiskuar të enjten. Ato përmbanin llamba UV, kuti votimi, shishe spërkatje dhe ndarje për vendet e votimit. UNMIK u shpreh se materialet u kapën për shkak se vlera e tyre doganore nuk shfaqej në shkresat e duhura. Bashkërenduesi i Komisionit Zgjedhor Serb Veljko Odalovic kritikoi bllokimin si të pabazuar dhe të pashembullt. Ai përsëriti që serbët në Kosovë kanë të drejtën legjitime të organizojnë dhe zgjedhin autoritetet lokale qeverisëse dhe përfaqësuesit e tyre në qeverinë serbe. (Tanjug, B92, RTRS, SRNA - 03/05/08)