Sllovakia thotë jo për njohjen dhe po për partneritetin me Kosovën

23/04/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Ministri i jashtëm sllovak Jan Kubis përsëriti kundërshtimin e vendit të tij ndaj pavarësisë së Kosovës gjatë një vizite atje të martën (22 prill). "Qëndrimi i vendit tonë mbetet i pandryshuar: zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës nuk erdhi nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndaj të cilit Sllovakia është e angazhuar," tha Kubis. Por ai shtoi se Sllovakia do të vazhdojë të kontribuojë në misionet e KFOR dhe EULEX dhe është e hapur për partneritet ekonomik e social me Kosovën. Nga ana e tij, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu këmbënguli se Sllovakia duhet të rikonsiderojë qëndrimin e vet dhe të lëvizë drejt njohjes së Kosovës. Kubis u takua gjithashtu me kreun e moderuar të serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç. (Koha Ditore, Express, Zeri - 23/04/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading