Kufiri i Maqedonisë dhe Kosovës do të shënohet deri në fund të verës

03/07/2008

Kufiri 150 km i gjatë, i diskutuar midis Maqedonisë dhe Kosovës, ka përbërë një problem që nga pavarësia e Maqedonisë në 1991.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 03/07/08

photo

Shënimi i kufirit të Maqedonisë me Kosovën rinisi pas një debati shtatë-vjeçar. [Dosje]

Parë si një pararendës i njohjes së pavarësisë së Kosovës, shënimi i kufirit midis Maqedonisë e Kosovës, nisi këtë javë. Punëtorët vunë të hënën (30 qershor) gurin e parë të kufirit në kufirin verior të Maqedonisë me Kosovën në një piramidë ngritur nga zyrtarët atje ku bashkohet kufiri i Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Kufiri 150 km i gjatë ka qenë i pashënuar që nga pavarësia e Maqedonisë në 1991.

"Ky është n jë proces i përbashkët...dhe ne presim se do të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundëshme," tha të hënën presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Maqedonia dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje që përcaktonte kufijtë në 2001, por Kosova ka refuzuar ta njohë rripin midis saj dhe Maqedonisë. Përcaktimi i kufirit midis të dy shteteve ishte pjesë e planit të ish të dërguarit të OKB Marti Ahtisaari në 2007.

Zyrtarët në Prishtinë thonë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e domosdoshme dhe duhej të paraprinte demarkacionin. Megjithatë, qeveria maqedonase kërkoi demarkacionin së pari.

Pas një shkëmbimi të zgjatur mesazhesh midis Shkupit, Prishtinës e Beogradit, ekipet e ndërtimit të kufirit kanë dalë më së fundi në fushë. Shkupi kërkon të shënojë shpejt kufirin, megjithatë, Prishtina vë në pikpyetje statusin e rreth 2,000 ha pylli e kullote në dy rajone dhe Beogradi këmbëngul në praninë e përfaqësuesve të vet përpara se të ndodhë çfardo demarkacion.

Nëvendnumëroja përfundoi pasi autoritetet e Shkupit e Prishtinës formuan një komision të përbashkët demarkacioni në fund të marsit.

Sipas Todor Nanev, kryetari i Komisionit Maqedonas për Demarkacionin e Kufirit, ekipet vunë gjashtë gurë kryesorë në seksionin e 12 km të para të kufirit. Ata instaluan gjithashtu piramidat e betonit me numër në kufi.

Zyrtarët presin kompletimin e demarkacionit gjatë verës me ritmin e varur nga kushtet e motit në terrenet malore, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme maqedonase Vasko Andonovski.

Sipas medias lokale, demrkacioni nisi jashtë syrit të publikut dhe është e paqartë në se është bërë ndonjë ndryshim ndaj shënimit të 2001.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading