Prokuroria e ICTY apelon lirimin e Haradinajt

02/05/2008

Duke apeluar pjesë të lirimit të tre ish anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke përfshirë ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, prokurorët e OKB kërkuan të premten rigjykimin e tyre për gjashtë akuza të krimeve të luftës.

(AP, DPA, B92 - 02/05/08; AP, AFP, VOA, B92, Balkan Insight - 01/05/08; Reuters, BBC, SENSE, ICTY - 03/04/08)

photo

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj hyn në sallën e gjyqit për të dëgjuar verdiktin e tij në gjykatën e krimeve të luftës të OKB në 3 prill. [Getty Images]

Prokurorët e OKB apeluan të premten (2 maj) pjesë të lirimit të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish anëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Një muaj pas gjyqit, ata i kërkuan gjykatësve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) të rihapë rastin në gjashtë nga 37 akuzat për krime lufte që ata ndeshnin. Prokurorët që patën kërkuar dënime me 25 vjet burg për secilin nga të akuzuarit: Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, përmendën trëmbjen e dëshmitarëve si një faktor në gjyq.

"Brenda 75 ditëve, një dokument më i gjerë do të pasojë; ai do të flasë në hollësi rreth të gjitha argumenteve që prokuroria do të përdorë," citonte B92 me bazë në Beograd, zëdhënësen e kryeprokurorit të OKB për krimet e luftës Serge Bramertz, Olga Kavran të thoshte të premten.

Në 3 prill, një panel prej tre-anëtarësh liroi Haradinaj dhe Balaj nga të gjitha akuzat ndërsa Brahimaj mori një dënim gjashtë vjet për torturë dhe mizori.

Prokurorët akuzuan të tre ata për pjesëmarrje midis marsit dhe shtatorit 1998 në një ndërmarrje të përbashkët kriminale qëllimi i së cilës ishte të siguronte kontrollin total të KLA mbi zonën operative të Dukagjinit. Ata pretenduan gjithashtu se për të arritur këtë qëllim, Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij kryen një mori krimesh lufte, përfshirë vrasje, heqje të paligjëshme, torturë dhe përdhunime të civilëve serbë dhe romë si edhe të shqiptarëve të Kosovës të dyshuar për bashkëpunim me forcat serbe.

Haradinaj, komandanti i përgjithshëm i forcave të KLA në zonën e Dukagjinit në atë kohë, ishte kryeministër në mars 2005, kur ICTY lëshoi padinë e tij. Ai dha menjëherë dorëheqjen dhe u dorëzua vullnetarisht në Hagë.

Në fund të gjyqit muajin e shkuar, gjykatësi kryesues Alfons Orie pretendoi trëmbje të dëshmitarëve gjatë gjithë procesit. Disa dëshmitarë refuzuan të dëshmojnë. Nga 81 vetë që dhanë prova, 34 kishin status të mbrojtur.

Provat e paraqitura nga akuza "nuk e lejuan kurdoherë dhomën të përfundojë në se ishte kryer një krim ose në se KLA qe përfshirë siç dyshohej," thanë gjykatësit.

Verdikti mori kritika të ashpra nga Beogradi, me kryeministrin Vojislav Koshtunica që e përshkroi atë si "përqeshje të drejtësisë".

Kur Bramertz vizitoi Beogradin pas zëvendësimit të Karla del Ponte, presidenti serb Boris Tadiç shprehu shpresë se prokuroria e OKB do të apelonte vendimin.

"Zyra ime po studjon tani gjykimin 300-faqesh për të vlerësuar bazë të mundëshme për të apeluar," tha juristi belg.

Prokurorët e OKB, vuri në dukje Bramertz, shprehën pakënaqësi me vendimin e gjykatësve. Ata nuk mundën të paraqesin të gjitha provat e tyre, pasi disa dëshmitarë refuzuan të dalin në gjyq. Kavran tha të premten se apelet nuk kishin afat përfundimtar por se procesi i vendimit "mund të shkonte me muaj apo mbi një vit".

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading