Kroatët shqetësohen rreth investimeve të tyre në Serbi

20/03/2008

Bashkëpunimi i biznesit midis Kroacisë dhe Serbisë është bërë një histori suksesi në Ballkanin Perëndimor, por anëtarët e komunitetit të biznesit në të dy vendet shqetësohen rreth reagimeve serbe ndaj njohjes zyrtare të Kosovës prej Kroacisë.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb –20/03/08

photo

Anëtarët e komunitetit kroat të biznesit janë të shqetësuar me rënien në bashkëpunimin e biznesit dhe mbrojtjen e investimeve të tyre në Serbi. [Getty Images]

Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe protestat pasuese në Beograd kanë prekur keqazi ekonominë kroate pasi 200 kompani kroate kanë investime në Serbi.

Bashkëpunimi ekonomik midis të dy vendeve ka qenë në rritje të vazhdueshme. Dhoma kroate e tregtisë thotë se firmat kroate kanë investuar më tepër se 390 milion euro në Serbi, ndonse kanë mbajtur një profil të ulët. Por tani firmat kroate merakosen se bizneset dhe investimet e tyre në Serbi do të pësojnë një zprapsje tani që Kroacia ka njohur zyrtarisht Kosovën.

Të mërkurën (19 mars), qeveria kroate, së bashku me Hungarinë dhe Bullgarinë, njoftoi se njeh pavarësinë e Kosovës.

Gjatë trazirave të muajit të shkuar në Beograd, ambasada kroate u sulmua dhe dritaret e dyqanit me pronësi kroate në Uzhice, u thyen. Anëtarë të komunitetit të biznesit që folën me shtypin kroat, jo zyrtarisht, thanë se shpresonin që krerët politikë në Kroaci do ta konsideronin pozitën e investitorëve kroatë në Serbi kur të vendosnin se si do ta trajtonin çështjen e Kosovës.

Ata shqetësohen se për shkak të njohjes së Kosovës, jop vetëm do të përsojnë në afat të shkurtër investimet kroate në Serbi, por mund të cënohet bashkëpunimi afat-gjatë i biznesit midis të dy vendeve.

"Ne mendojmë se qeveria zgjodhi qëndrimin e drejtë duke mos nxituar të ishte midis vendeve të para për të njohur Kosovën," i tha së përditëshmes Globus drejtori i Shoqatës së Sipërmarrësve Kroatë Gjuro Popijac. "Qeveria jonë duhet të jetë e ndërgjegjëshme se ne nuk mund ta krahasojmë veten me Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara."

"Bashkëpunimi i biznesit tonë me Serbinë ka qenë në rritje, shkëmbimi ynë tregtar është solid dhe ne eksportojmë më shumë se 400 milion euro në vit në tregun serb," shtoi ai. Për tani, firmat kroate shpresojnë se situata do të qetësohet shpejt dhe konsumatorët serbë nuk do të bojkotojnë prodhimet apo kompanitë kroate.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading