KFOR: "synim për vrasje me dashje" nga ana e serbëve të Kosovës

19/03/2008

Protestuesit serbë në Kosovë përdorën granada, kokteje Molotov dhe armë zjarri në një përpjekje me dashje për të vrarë njerëz, thanë të mërkurën zyrtarët ndërkombëtarë. Ata akuzuan Beogradin për mos përdorimin e ndikimit të vet për të ndaluar shpërthimin e dhunës.

Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë – 19/03/08

photo

Komisioneri i policisë i OKB, Lerri Uillson (djathtas), ndihmësi kryesor i përfaqësuesit të lartë Lerri Rosin dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral-lejtnant Ksavie Bo dë Marnhak flasin për shtypin të martën (18 mars). Ata kritikuan zyrtarët serbë për inkurajimin e asaj që ata thanë se kishin 'orkestruar' përleshjet me forcat ndërkombëtare që lanë një polic ukrainas të vdekur dhe dhjetra të plagosur. [Laura Hasani]

Një polic ukrainas që shërbente me UNMIK vdiq nga plagët e marra kur një granadë shpërtheu pranë tij, konfirmuan të martën (18 mars) zyrtarët ndërkombëtarë.

"Dje në mëngjes në Mitrovicën veriore u vra një polic i UNMIK-ut," u tha gazetarëve komisioneri i policisë Lerri Uillson në një informim të posaçëm shtypi . "Emri i tij ishte Kynol Ijor. Ai arriti në Kosovë në 17 dhjetor të vitit të shkuar si pjesë e njësisë policore ukrainase."

"Një granadë shpërtheu fare pranë tij. Ai vdiq gjatë natës prej plagëve të marra," tha ndihmësi kryesor i përfaqësuesit të lartë, Lerri Rosin i cili ndoqi informimin me Uillson dhe komandantin e KFOR-it, gjeneral-lejtnant Ksavie Bo dë Marnhak. Në tërësi, morën plagë 42 policë ndërkombëtarë, tha Rosin.

Dhuna shpërtheu të hënën, pasi policia e UNMIK dhe trupat e KFOR lëvizën për të marrë kontrollin mbi gjykatën e Mitrovicës e cilka u muar gjatë të premtes nga një grup demonstruesish serbë.

De Marnhak tha se turma e serbëve të Kosovës që sulmoi policinë e UNMIK-ut qe ngritur posaçërisht për të shkaktuar viktima.

"Qartazi një vijë e kuqe ështëë kapërcyer me synim me dashje për të vrarë njerëz," tha ai. Koktejet Molotov, coprat e granadeve dhe zjarri i drejtpërdrejtë janë synuar ndaj ushtarëve të UNMIK dhe KFOR . Dhe ne nuk do ta tolerojmë këtë."

Tre zyrtarët thanë se kishte shenja të qarta se dhuna e së hënës nuk qe spontane por e orkestruar. Ata kritikuan Serbinë duke sugjeruar se zyrtarët në Beograd nuk përdorën ndikimin e tyre për të ndaluar kundërshtimet ndaj autoritetit të UNMIK, të tilla si marrja e gjykatës së Mitrovicës.

Qeveria serbe "ushtroi ndikim të padyshimtë e vendimtar mbi të gjithë krerët politikë në Kosovën veriore", tha Rosin. "Ne nuk patëm kurrë atë që do ta konsideronim një kundërshtim të qartë e të pamëdyshtë të kësaj lloj dhune" nga zyrtarët e Beogradit, shtoi ai.

Rosin hodhi gjithashtu dritë mbi atë se si serbët e Kosovës ja dolën të marrin kontrollin e gjykatës të premten. Policia atje, tha ai, qe kufizuar në atë që mund të bënte për shkak se demonstruesit serbë të Kosovës vunë gratë e fëmijët përpara, një taktikë që ai e përshkroi me neveri.

"Ne nuk do të plagosim gratë e fëmijët. Ne e gjejmë të dënueshme që gratë e fëmijët të shtyheshin përpara, por kjo kështu ishte," tha ai.

Zyrtarët ju përgjegjën gjithashtu akuzave nga ministri serb i Kosovës Slobodan Samarxhiç që UNMIK veproi para kohe.

Samarxhiç, që ishte në Kosovë gjatë pushtimit të gjykatës, tha se kishte arritur një "marrëveshje në parim" që asnjë veprim nuk duhej të merrej deri sa ai të arrinte në Mitrovicë për të negociuar një dhënie fund në paqe të pushtimit të gjykatës.

"Përkundër kësaj, ata kryen këtë operacion të dhunshëm dhe provokuan popullsinë, duke shkaktuar përleshje nëpër rrugët," tha Samarxhiç.

Rosin tha se nuk ishte bërë marrëveshje dhe se ai e bëri të qartë te Samarxhiç se UNMIK do të vepronte "në një moment të zgjedhjes sonë". Operacioni u bë i domosdoshëm për shkak të shenjave se serbët e Kosovës po planifikonin të sulmonin të tjera struktura të OKB, shtoi ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading