Përtërihet me sukses linja ajrore e BiH

13/02/2006

BH airlines, fluturakja e përtërirë e FBiH shpreson të gjejë një vend në tregun rajonal duke ofruar çmime më të ulta dhe shërbim me cilësi të lartë për pasagjerët.

Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 13/02/06

photo

BH Airlines mban logon e linjës ajrore të BiH dhe një flamur të madh të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) në avionët e saj të rinj. [Antonio Prlenda]

Shtatë muaj pas nisjes zyrtare të linjës ajrore më të madhe të Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës (FBiH), të dhënat e kompanisë tregojnë se linja ajrore ja doli me sukses të kthehet në shërbim.

E quajtur më parë Air Bosnia, kompania u formua nga qeveria e FBiH dhe kompania me bazë Sarajevën, Energoinvest, e cila ofroi avionin e vet të vetëm të biznesit dhe hangarin e saj në aeroportin ndërkombëtar të Sarajevës. Shtyrë nga një borxh 7 milion euro, ajo falimentoi dhe pezulloi të gjitha fluturimet duke filluar nga shtatori 2003. Kompania mban tani logon e BH Airlines dhe një flamur të madh të Bosnje dhe Herzegovinës në aeroplanët e saj të rinj. Drejtori Nudzheim Recica është optimist rreth së ardhmes.

"Me 27,000 pasagjerë të transportuar dhe 3.25 milion euro të fituara që nga korriku 2005, ne ja dolëm të arrijmë biznesin pozitiv fiunanciar," tha ai. "Procesi i riregjistrimit të kompanisë nuk ka marrë fund ende. Kjo është pse zyrtarisht ne kemi ende emrin e vjetër brenda emrit tonë të plotë: Air Bosnia-BH Airlines."

Marrja me qera e dy avionëve të udhëtarëve ATR72-210 në verën e 2005 ishte hapi kyç në ringjalljen e kompanisë. Shtatë ekipazhe të BH Airlines, 15 pilotë dhe gjashtë teknikë, kanë kompletuar trainimin në selitë e prodhuesit shumëkombësh evropian ATR në Tuluzë, Francë.

Avionët me helikë ATR 72-210 mburren për veçoritë e tyre të uljeve në aeroporte me temperatura të larta dhe pista të shkurtra. ATR 72 mban 72 pasagjerë me kosto operuese të krahasueshme me 50-vendsëhit tipikë. Falë kostos së ulët dhe besueshmërisë së lartë, avionët ATR kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e shumë linjave ajrore. Shpresat për BH Airlines janë të njëjta.

"Ruga jonë e preferuar është Sarajevë-Stamboll-Sarajevë," tha Recica. "Fluturime tona të tjera të ngarkuara janë ato në Zyrih, Shtutgart, Këln dhe Izmir. Ne kemi gjithashtu fluturime lidhëse me aeroportet lokale të BiH në Mostar dhe Banja Luka. Në verë ne organizuam fluturime çarter në destinacione të ndryshme në Turqi, Greqi e Tunizi, në bashkëpunim me agjensitë turistike të BiH."

Sipas Recicës, faktori i ngarkesës së pasagjerëve është midis 50 dhe 60 përqind dhe ai beson se mund të përmirësohet. Linja ajrore shpreson të bëjë një vend në tregun rajonal duke ofruar çmime më të ulta dhe shërbim cilësor për pasagjerët.

"Fluturimi ynë në Stamboll është padyshim më i liri, 139 euro plus taksat," tha ai. Fluturimet me 45 euro në Zagreb së bashku me Croatia Airlines, ofrojnë gjithashtu çmimet më të ulta në destinacione të tjera evropiane."

Recica pret që një marrëveshje e ngjashme të vendoset me Turkish Airlines, për destinacione në Australi, Kinë dhe Lindjen e Mesme. BH Airlines ka gjithashtu në plan të marrë një avion të distancës së mesme në të ardhmen e afërt për fluturime në Skandinavi. Destinacioni është me interes të madh për shkak të popullsisë së madhe të BiH që rron atje.

"Numri i pasagjerëve tanë të huaj po rritet gjithashtu. Për herë të parë ne kemi mbështetje serioze nga qeveria e FBiH. Është fakt se zyrtarët lokalë janë më të ndërgjegjshëm që BiH duhet të ketë fluturaken e vet kombëtare," përfundon Recica.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading