Ylli i futbollit rumun i dëshpëruar rreth humbjes

27/06/2008

Një gjuajtje e gabuar penalltie nga ylli i futbollit rumun Adrian Mutu në ndeshjen e ekipit të tij kundër Italisë prishi shanset për kalimin përtej grupit C në Euro 2008. Duke shkruar në bllogun e tij, Mutu do që të mund ta kthente pas kohën.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 27/06/08

photo

Sulmuesi rumun Adrian Mutu reagon ndaj mundjes së ekipit të tij në 17 qershor me Hollandën në Euro 2008. Rumania humbi 2-0 dhe u eleminua ngha konkurimi. [Getty Images]

Në turneun e Euro 2008, Rumania luajti lojë mbrojtëse por kishte një pikë më shumë se Franca dhe Italia ndërsa hyri në ndeshjen me Hollandën. Ekipit i duhej një fitore e pastër për të shkuar në çerekfinale. Ai humbi, duke lënë ekipin italian të kalojë më tej.

Kritikët qenë të ashpër me trainerin Viktor Piturka dhe yllin e skuadrës Adrian Mutu, i cili humbi një gjuajtje penalltie në një ndeshje të mëparshme me Italinë. Një gjuajtje e suksesëshme do ta kishte lejuar Rumaninë të shkonte më tej në konkurim pavarësisht nga rezultatet e tjera në grupin C.

"Ka disa ditë që kur jam kthyer dhe ende kam atë ndjenjën e të kthyerit të kohës pas," shkruan Adrian Mutu në bllogun e tij. "Futbolli është vërtet i bukur por gjithashtu i dhimbshëm ,' shton ai, duke pranuar se nuk e ka "tretur" ende gjuajtjen e gabuar.

"Një tjetër gjë që nuk kuptoj është se pse rumunët kanë këtë shtytje të çmendur për të gjetur një kokë turku," thotë ai. "Shumicën e herës ata harrojnë se futbolli është një sport ekipor për të mirë apo për të keq," shton ai, me një flakurimë për "gazetarët e talentuar që vetëm e kanë parë futbollin por kurrë s'e kanë luajtur".

Miguel bashkohet me diskutimin. "Nuk je ti ai që është përgjegjës për dështimin e Rumanisë por i gjithëp ekipi dhe mentaliteti i tij humbës. Nuk është ajo penallti e gabuar që nxorri Rumaninë nga loja por koncepti i faliementuar i lojës," argumenton ai.

Florinbudescu shkruan: "Unë nuk e ndjej shtysën për të gjetur një kokë turku. Jam vetëm i interesuar të ndjek futbollin rumun atje ku i takon dhe situata e tanishme më shqetëson së thelli sepse unë mendoj se vlera e Rumanisë është më e lartë se klasifikimi zyrtar i tanishëm."

AlexandruC rreket të ngushëllojë Mutu. "Skuadra luajti mirë së bashku. Ti pate atë shkëndijë prej gjeniu për të cilën je i famshëm, kur shënove kundër Italisë. Goditja [e penalltisë] u prit, nuk u humb; ajo u prit nga portjeri më i mirë në botë," vë në dukje ai.

"Mos u merakos, Mutu! Ti ke të drejtë; ne të gjithë jemi të pakënaqur. Ne jemi dhe po kështu je ti, por të gjithë ne mësojmë nga gabimet," shton Replica.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading