Banorët e Tiranës bllokojnë një rrugë të re

21/12/2007

Njerëzit në një lagje të kryeqytetit shqiptar i kundërvihen rregullimeve të infrastrukturës që do të cënonin pronat e tyre. Janë ata të justifikuar?
photo

[Getty Images]

Të drejtat e pronësisë, një parti politike e formuar nga gazetarët dhe keqtrajtimi në aeroportet e huaj janë midis temave në mendjet e blogerëve shqiptarë këtë javë.

Duke shkruar në peshkupauje, Blendi kritikon banorët e një prej lagjeve të Tiranës që kanë bllokuar projektet e infrastrukturës që mund të cënojnë pronat e tyre.

"Është normale që ata që kanë fëmijë do të duan gjithashtu një rrugë me qëllim që ata të shkojnë në shkollë, do të duan të shkojnë shumë shpejt te mjeku kur kanë nevojë dhe gjithashtu për të shkuar në qytetin e tyre," shkruan ai. Banorët "e dinë që përfitimet nga një rrugë janë më të çmueshme se një mijë kuzhina në kopësht" megjithatë "ndërhyrja e shtetit edhe për një rrugë të re, u duket atyre kërcënuese."

Një kokëfortësi e tillë fsheh një sekret të pistë, sugjeron Blendi : "Ata nuk janë pronarë të ligjshëm. Me mosbindjen e tyre, ata shpresojnë të mbulojnë faktin se kanë ndërtuar në troje që nuk kanë qenë të tyret."

Ligji duhet të zbatohet me forcë, komenton Përparimi, duke thënë se përndryshe "ata do të bëjnë çmos të zgjerojnë pronën e tyre edhe më duke lëvizur gardhet."

shekulli, Gezimi merakoset rreth një partie të re formuar nga gazetarët që thonë se të drejtat e tyre janë mohuar. Kryeministri Sali Berisha e ka njohur partinë e re, por Gëzimi vret mendjen në qoftë se është ide e mirë të zbehen kufijtë midis medias dhe politikës.

"Është e drejtë për gazetarët të nisin një parti politike?" pyet ai. "Gazetarët, oh zoti kryeminstër, krijojnë artikuj gazetash jo parti politike. Dhe si mund të flasim ne për për gazetarët që censurohen nga të gjithë pronarët në të njëjtën kohë? Në Tiranë ka mjaft gazeta dhe stacione televizive që çdo person që boton në një gazetë mund të gjejë një vend në një tjetër që ka krejtësisht mentalitet të ndryshëm. Dhe edhe në se nuk e gjen një vend në këto të dyja, ka së paku 100 të tjera në listë."

Dino Dima komenton: "Ç'janë këto gjepura që dëgjojmë për gazetarët? Kush është ai gazetar që bëri këtë propozim inteligjent? Në qoftë se është gazetar, me këtë ide ai do të humbë dhuntinë e tij më të rëndësishme: pavarësinë politike."

Më së fundi, këtë javë Fatos shkruan në perpjekja rreth udhëtimeve që shqiptarët durojnë në aeroportet e huaja.

"Herën e fundit, para disa ditësh, kur protestova përpara një autoriteti policor italian për një variant të tillë racizmi sepse, ndërkohë që pasagjerët që udhëtonin për qytetet e tjera evropiane kalonin të patrazuar, ata që udhëtonin për Tiranë ndaleshin nga një polic doganor dhe, pasi intervistoheshin nga ky, seleksionoheshin për t’u futur në një dhomë ku kontrolloheshin fizikisht se mos kishin valutë me shumicë."

"Polici i doganës m'u përgjegj: Po ja, ç’të bëjmë ne, bashkëqytetarë tuaj bëjnë punë të tilla që ne na detyrojnë të sillemi kështu."

"U detyrova t’i përmend një thënie romake sipas së cilës “më mirë të shpëtojnë njëqind fajtorë sesa të dënohet një i pafajshëm."' I thashë atij, "Ju poshtëroni përditë qindra të pafajshëm për të gjetur një fajtor."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading